Kryesuesi i Komisionit për Çështje Evropiane, Gunther Krichbaum, zbut qëndrimin e Gjermanisë rreth korrigjimit të kufijve

Kryesuesi i Komisionit për Çështje Evropiane, Gunther Krichbaum, zbut qëndrimin e Gjermanisë rreth korrigjimit të kufijve

Kryesuesi i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, është shprehur se përkundër që Gjermania është e rezervuar rreth iniciativës për korrigjimin territorial në mes të Kosovës e Serbisë si zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve në mes tyre, megjithatë nëse kjo do të ishte pjesë e një pakoje të përgjithshme, atëherë për këtë duhet të diskutohet. Zyrtari gjerman, bashkëpunëtor i afërt i kancelares Angela Merkel, ka qëndruar sot në Beograd, ku ka takuar kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pas këtij takimi ai u është drejtuar mediave dhe ka thënë se “Gjermania, për dallim nga Franca, SHBA-ja, por edhe Komisioni Evropian, është më e rezervuar në këtë pyetje”. “Ky hap nuk është diçka që e zgjidh tërë problemin. Por kjo iniciativë mund të jetë vetëm një pjesë e një pakoje (më të gjerë)”, është shprehur ai. Kjo deklaratë e deputetit gjerman është e afërt me deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili insiston që marrëveshja të jetë gjithëpërfshirëse dhe çështja e korrigjimit të kufirit të jetë vetëm një prej pikave të kësaj marrëveshjeje që do të përshinte të gjitha çështjet e hapura në mes Kosovës e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …