Xhemajl Pllana: Helmimet e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë – pranverë, 1990

Xhemajl I. Pllana: Me kohë jam larguar nga PDK-ja, jam shumë i zhgënjyer me disa shokë të luftës

Në një bisedë në studion e TV-Diellit, veprimtari, i burgosuri politik dhe luftëtari i lirisë, Xhemajl I. Pllana, pasi ka folur për aktivitetin e tij atdhetar, aktivitetin e jashtëzakonshëm të vëllait të tij, Ramadan Pllana dhe bashkëveprimtarëve, gjatë kohës së regjimit pushtues serb, ai ka sjellë në kujtesë edhe kohën e luftës së UÇK-së, në të cilën ka marrë pjesë prej fillimit e deri në mbarim.

Mirëpo duke folur për situatën aktuale, që po mbretëron në vend, për zhvillimet prej mbarimit të luftës e deri tani, Xhemajl Pllana  ka radhitur një varg faktesh që flasin për shumë të meta, dobësi, karrierizëm, nepotizëm, korrupsion, pasurimin e paligjshëm, shkatërrimin dhe degradimin e pasurive dhe resurseve të vendit  dhe mungesën tejet të  shprehur të idealizmit në shtet-ndërtimin e Kosovës, nga kreu politik i vendit.

Ai u vë faj edhe disa bashkëluftëtarëve, të cilët, intersin e tyre individual, grupor e partiak e  kanë vënë mbi interesin e vendit, duke frenuar perspektivën e zhvillimit dhe duke e sjellë Kosovën në një situatë tejet të palakmueshme, me pasojat e së cilës po ballafaqohemi të gjithë. Z. Pllana mendon se Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, është e vetmja forcë, e cila mund të sjellë ndryshime rrënjësore në Kosovë. Ai fton rininë e vendit që të jetë më aktive, ta shohë dhe t’i besojë perspektivës, sepse rrethanat për një Kosovë më të begatë, më të zhvilluar ekonomikisht,  janë më të favorshme se asnjëherë më parë, por duhet punë, angazhim dhe besim në fitore të reja, ka thënë mes tjerash në bisedën e  tij pë TV-Diellin, Xhemajl I. Pllana.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …