Brickos

Punëtorët e KEK-ut të pa lodhur për të siguruar energji elektrike për qytetarët

Në këto terrene te hapura, në mijëra hektarë tokë, e me dhjetëra pajisje e makineri te renda, fillon procesi i par i punës për të ardhur deri te sigurimi i lendes se parë për prodhimin e energjisë elektrike. Një proces i gjatë dhe i komplikuar që kërkon përkushtim, planifikime te sakta, investime te mëdha për mirëmbajtje e riparim, e mbi te gjitha sakrificë të madhe e punë të pandalshme te punëtoreve në tri ndërrime, 24 h në ditë, në 365 ditë të vitit. Do te doja shumë që secili qytetar i këtij vendi me pasë mundësinë me ardhë me pa sa puna bëhet nga këtu e deri te termocentralet ku prodhohet energjia elektrike. Si arrihet maksimumi i rezultateve ne punë edhe në këto kushte ku çdo pajisje ka kaluar te gjitha parashikimet e jetëgjatësisë. Ku punohet 24 ore në ditë në çfarëdo temperature. Vetëm atëherë do te kuptohej drejt qe KEK-u nuk është ashtu siç paragjykohet as nuk mund te krahasohet me asnjë vend tjetër te punës, as institucione e as kompani publike. Gjiganti mbahet me pune. KEK-u është pasuria me e madhe e Republikës së Kosovës. Andaj, secili qytetar duhet të jetë mirënjohës i punës dhe djersës së punëtoreve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …