Brickos

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani i bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani i bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani i bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë, raporton Anadolu. Bujar Osmani i cili ndodhet për vizitë në Azerbajxhan zhvilloi takim me ministrin e Jashtëm, Xhejhun Bajramov. Pas takimeve dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve Osmani dhe Bayramov mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Ai vuri në dukje problemin e minave në rajonin që Azerbajxhani çliroi nga pushtimi i Armenisë dhe tha se OSBE-ja ka përvojë të madhe në çështjen e pastrimit të minave dhe se do të bëjnë më të mundurën për të dhënë mbështetje për Azerbajxhanin në këtë çështje. Ai shprehu ngushëllimet e tij për ushtarët që humbën jetën në konfliktin e përjetuar dje në kufirin e Armenisë dhe Azerbajxhanit. “Ne u bëjmë thirrje palëve të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë. Kam ardhur në rajon për të inkurajuar paqen dhe bashkëpunimin me bazë paqen. OSBE mund të sigurojë përvojën dhe burimet e saj për sigurimin e këtij komunikimi. Përpjekjet tona duhet t’i fokusojmë në paqe. Sigurimi i paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është i rëndësishëm. Në rajon duhet të vijë paqja. Edhe azerbajxhanasit edhe armenët e meritojnë paqen”, tha Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …