leoni

Obama-Trump

Kryetari amerikan, Barack Obama, ka kritikuar retorikën antimyslimane të Donald Trumpit

Kryetari amerikan, Barack Obama, ka kritikuar retorikën antimyslimane nga kandidati i mundshëm republikan për kryetar të Shtetit, Donald Trump, duke thënë se “kjo nuk është Amerika që ne duam”. Obama ka thënë se trajtimi ndryshe i amerikanëve që janë myslimanë nuk do e bënte këtë vend më të sigurtë. Ai thotë se kjo në fakt do i bënte SHBA-të më pak të sigurta sepse forcon idenë e nxitur nga grupi militant, Shteti Islamik, që thotë se perëndimi i urren myslimanët. Presidenti amerikan e ka kundërshtuar ashpër premtimin parazgjedhor të Trump për ndalimin e myslimanëve që të hyjnë në SHBA, diçka që kandidati republikan për president e ka përsëritur menjëherë pas sulmit që ndodhi në Orlando. Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë themeluar mbi të lirinë e fesë dhe se në këtë vend nuk ka teste fetare. Ai ka shtuar se këto debate i bëjnë myslimanët e Amerikës të ndjehën se qeveria është duke i tradhëtuar ata. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …