Kryetari amerikan, Donald Trump e portretizon kundërshtarin e tij, Joe Biden, si një kundërshtar të naftës, armëve dhe Zotit

Donald Trump e portretizon kundërshtarin e tij, Joe Biden, si një kundërshtar të naftës, armëve dhe Zotit

Duke bërë fushatë në shtetin e Pensilvanisë, kryetari Donald Trump, portretizoi kundërshtarin e tij, Joe Biden, si një kundërshtar të ‘naftës, armëve dhe Zotit’ dhe i tha audiencës së tij në Pittsburgh se “këto zgjedhje janë një çështje e mbijetesës ekonomike për Pensilvaninë”. “Kundërshtarët tanë nuk duan produkte nafte, në rregull?”, tha Trump. Ai po ashtu, ka ironizuar me Biden që po mban maskë në publik. “Unë dua të them, sinqerisht, për çfarë dreqin i harxhoi të gjitha ato para në operacionin plastik nëse do t’i mbulonte me një maskë, seriozisht”. Trump dhe Biden janë kundërshtuar mes vete edhe për dobinë e mbajtjes së maskës.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …