Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti priti në takim zyrtarin e lartë amerikan, Çarls Kupçan

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti priti në takim zyrtarin e lartë amerikan, Çarls Kupçan

Sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar me mysafirin e lartë amerikan Dr. Çarls Kupçan, drejtor per Çështjet Evropiane ne Keshillin e Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë. Ata kanë diskutuar shumë hapur dhe miqësisht për situatën në Maqedoni, përplasjet e sferave të interesit midis vendeve me agjenda të ndryshme, zhvillimet në rajon dhe patjetërsueshmërinë e integrimit EuroAtlantik. Lideri i BDIsë njoftoi Drejtorin Kupçan mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoni si dhe angazhimin e BDIsë për rikthim të paqës, stabilitetit, sigurisë si dhe perspektivës së integrimit EuroAtlantik si alterantivë e vetme për vendin dhe rajonin. Z. Ahmeti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme për gjithë rajonin, e në veçanti shqiptarët si dhe për hapjen e fabrikave amerikane në zonat ekonomike në Tetovë dhe Kërçovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …