Brickos

Kryetari Begaj mbajti mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku ka kërkuar nga drejtoritë, që të përshpejtojnë realizimin e planifikimeve për këtë vit, në mënyrë që viti të mbyllet sipas planifikimeve që drejtoritë i kanë bërë, përfshi edhe realizimin e projekteve të planifikuara. “Kemi vetëm edhe pak ditë deri në përfundim të vitit dhe kërkoj nga ju, që maksimalisht të punoni të përfundimin e planifikimeve që keni pasur, edhe pse gjatë punës është e natyrshme që dalin edhe pengesa”, ka thënë Begaj. Nga ana tjetër, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për realizimin e planifikimeve të tyre, në veçanti në realizimin e projekteve, ndërsa u bë e ditur se disa projekte janë duke vazhduar, të cila kryesisht janë projekte dyvjeçare, ku përfshihen ndërtim objekteve shkollore, salla sporti, rrugë, parqe, rregullimi i shtratit të lumit-përroskës në qytet dhe projekte tjera, të cilat janë në vazhdim. Po ashtu u bë e ditur se të gjitha shërbimet komunale janë duke u kryer pa pengesa dhe nuk ka ankesa të qytetarëve për shërbimet që ju ofrohen.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …