Kryetari Begaj, takoi ekipin komunal të OSBE-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur ekipin komunal të OSBE-së në Malishevë, Yusuke Hara dhe Salih Elshanin. Takimi kishte karakter pune, ku Begaj dhe Hara, kanë biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me punët dhe aktivitetet e Komunës së Malishevës, aktiviteteve të misionit të OSBE-së dhe aktivitetet e përbashkëta për çështje të caktuara.

Kryetari Begaj dhe zyrtari i OSBE-së, Yusuke Hara, biseduan për përgatitjet që Komuna e Malishevës, është duke i bërë në procesin e hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm dhe për mundësinë që edhe OSBE të jep kontributin e saj, përmes tryezave dhe formave tjera, gjatë procesit të diskutimit publik lidhur me hartimin e buxhetit.

Po ashtu në këtë takim, u diskutua edhe për procesin e përfundimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), pastaj hartimi i strategjisë komunale për transparencë, çështjet e rinisë, komuniteteve dhe çështje tjera, që lidhen me aktivitetet e komunës dhe misionit që OSBE ka në vend.

Po ashtu, në këtë takim, u vlerësua lartë edhe bashkëpunimi i ndërsjellë mes Komunës së Malishevës dhe ekipit komunal të OSBE-së në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …