Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Cedar Falls në Iowa të ShBA-së, Rob Green, me të cilin janë pajtuar që përmes binjakëzimit të këtyre dy komunave, ta thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës, sportit dhe atë ekonomik. Me këtë rast, kryetari Haliti tha se bashkëpunime të tilla në sfera të ndryshme, shkëmbim studentësh, ndarje e kulturave, agrokulturë, turizëm dhe shumë sfera të tjera, janë të mirëseardhura për komunën e Vitisë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
