leoni

Kryetari Haliti priti në takim z. Hysri Halimi, kryetari i kuvendit të komunës Meyrin nga Zvicra

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim  Hysri Halimin, kryetar i Kuvendit të komunës Meyrin nga kantoni i Gjenevës në Zvicër.  Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy komunave, konkretisht për mundësitë e binjakëzimin të komunës së Vitisë me këtë komunë helvetike. Kryetari Haliti, e ka njoftuar atë edhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshme të komunës së Vitisë, projekteve të realizuara dhe projekteve të parapara, por edhe mbi mundësitë për investime. Gjithashtu kryetari Haliti, tha se Vitia ka një diasporë të fuqishme në vendet e ndryshme të botës të cilët gjithmonë janë përkujdesur dhe po përkujdesen për atdheun e tyre. Përndryshe bëhet me dije se Hysri Halimi është nga fshati Gjylekar i Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …