Kryetari Haliti uron besimtarët mysliman për fillimin e muajit të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti , ka uruar të gjithë besimtarët mysliman të kësaj komune. “Të gjithë besimtarëve mysliman të komunës së Vitisë, ju uroj fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, me dëshirat më të mira për një agjërim të lehtë, vullnet dhe besim. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe dhe të na sjellë zemërgjerësi, dashuri dhe ndihmë për njëri-tjetrin, solidaritet për të gjithë njerëzit në nevojë, shëndet, begati dhe gëzime në familjet tona”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi takim me banorët e Lagjes numër 4 të Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  bashkë me kandidatët për deputet nga dega …