Kryetari, Hashim Thaçi është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Kryetari, Hashim Thaçi është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. “Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar pas takimit, kryetari, Hashim Thaçi. Në takimin e sotëm ishte i pranishëm edhe lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …