Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj foli lidhur me letrën që tre liderët shtetërorë i kanë dërguar raportueses, Theodora Bakojannis

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me letrën që tre liderët shtetërorë i kanë dërguar raportueses për Kosovën në Këshill të Evropës, Dora Bakojannis.. Haradinaj thotë se e kuptueshme që letra e tre krerëve shtetëror dërguar raportueses, Dora Bakoyannis mund të jetë standard para aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por kurrsesi nuk mund të cilësohet formalitet, siç e quan pushteti, sepse gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe përfshinë obligime konkrete. Ata zotohen se do të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit, duke përfshirë edhe Asociacionin. Pyetja është, pse kanë pasur nevojë që deri me tash ta shtyjnë  zbatimin e kësaj marrëveshjeje e të thonë herë e zbatojmë herë nuk e zbatojmë. Thuhet se liderët institucionalë zotohen se do të respektohet pavarësia e gjyqësorit dhe do të hiqet dorë nga kritikat e tepruara ndaj gjyqësorit. Këta zotohen të heqin dorë nga diçka që e kanë aplikuar deri me tash, thekson Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …