Ylli Mece

YLLI MECE: TU THAFTË AJO GJUHË ANTI SHQIPTARE… OR NEXHMEDIN SPAHIU !

Nuk e di nëse ky Nexhmedini e mban veten shqiptar të Dardanisë, apo e konsideron veten dardan të Serbisë ? Është hera e dytë që me këtë të vetëquajtur “analist” hasem dhe jo për probleme dosido të mendimit ndryshe, sepse në fund te fundit për probleme te shumta qe nxjerr jeta ne veprimtarinë e një vendi, pa tjetër qe duhet të ketë larmi mendimesh, por nën maskën e larmisë së mendimeve te vjellësh vrer anti shqiptar ne gjuhen e nënës e të babësm është krejtësisht e pa falshme. Dikur po me këtë Nexhmedin jam hasur për nocionin “komb” nocion ky që Nexhmedini as nuk ja ka idenë madje dhe atë te ndryshimit dhe dallimeve midis një shteti.. prej një kombi, për të mos thënë se unë dyshoj shumë se ky njeri është vënë me dashje ose pa dashje në shërbim të qarqeve shoviniste serbo-madhe.

 

Pse e them këtë ? Sepse Nexhmedini e konsideronte dikur në një shkrim te vetin shtetin e Kosovës, si “Komb te Kosovës”; pra as më shumë e as më pak, një vend krejt tjetër me popullsi doke zakone gjuhë e kulturë krejtësisht te pa barabarte me shqiptaret. A nuk e kupton vallë Nexhmedini se këtë dëshiron dhe vet Serbia shoviniste, sepse duke i mohuar Kosovës njësimin e saj me Shqipërinë, indirekt madje dhe direkt e përjashton nga Kombi shqiptar nga perkatesia territoriale e Kosoves. A ka shërbim më të madh në këtë rast që i bëhet Serbisë, në fushën e studimeve të origjinës dhe prejardhjes së shqiptareve? A ka mohim më të madh që u bën ai etnisë së lashtë që rrjedhim prej fiseve ilire me idetë e çoroditura per te ashtuquajturin“Komb i Kosovës” ; pikërisht ndaj këtyre trojeve duke përfshirë dhe këtu shqiptaret e Malit të Zi, Maqedonisë apo dhe shqiptareve te Artës se Greqisë që është krejtësisht shqiptare? Pra sulmi i tij, nuk është vetëm ndaj dardanëve shqiptarë, por dhe ndaj asaj pjese së cunguar të Kombit Shqiptar qe na i kanë rrëmbyer ku në mënyrë tinëzare e ku forcërisht. Sigurisht në mënyrën dhe më të turpshme është dhe një sulm frontal për të gjithë kombin përfshi dhe epiqendrën e tij Shqipërinë. Në rrugën e tij të tradhtisë por dhe prej një sahan lëpirësi të Serbisë shoviniste, le të hidhemi te problemi që shpalos “Nexhmedini (Jam tejet i sigurt se dhe nëse ai në mos qoftë agjent i mirëfilltë dhe i mirë paguari UDB-se )ne mass-median e shqiptarëve të Kosovës ( dhe nuk eshte çudi qe Tv i tij ne Mitrovice te financohet nga keto qarqe shoviniste te Serbise) qoftë edhe me, ose dhe pa dashjen e tij , ai u bën një shërbim te jashtë zakonshëm shovinizmit serbo- madh te Vuçiçit, të cilëve u shkojnë shumë për shtat veprimet por dhe deklaratat e tij te cilat tërësisht janë anti shqiptare.

 

Në një emision në Tv Klan ai shprehet se… “ “Qysh mundet me pas perspektivë një shtet që në varrezat e dëshmorëve valon flamuri i një shteti tjetër?!. Dëshmorët janë gjë e shenjtë, varrezat duhet me u respektu edhe nëse ti te varrezat e dëshmorëve nuk e vendos flamurin e Kosovës por vendos flamurin e Shqipërisë…” Pra si duket Nexhmedini këta te rënë dëshmorë i konsideron thjeshte kosovarë e jo shqiptarë. Po a e di ky plang prishës (mbase dhe agjent i kamufluar i Beogradit) se këta dëshmorë luftuan për tokën me flamurin shqiptar dhe jo si e konsideron ky surrat i qelbur qe dhe vet mëma natyrë i ka damkosur fytyrën më të shëmtuar me qëllim qe të njihet nga gjithë trojet dhe shqiptaret kudo që ndodhen, pra ky sojsëz e pa identitet kombëtar, na e konsideron flamurin duke deklaruar se…”por ata( qytetaret e Kosovës) duhet me i thirr mendjes edhe duhet me kuptu që ata ( dëshmoret) nuk kanë vdek për harrën se flamuri, tek e fundit, është një harrën.”

 

Pra vrejeni me kujdes ky bandit i cili me siguri nuk ka qenë kurrë në luftë, por mbase spiunonte luftëtarët militantë, a nuk e di ai se flamuri është simbol i një kombi që e dallon atë nga kombet e tjerë, se ne flamur është qëndisur shekull mbas shekulli historia që ka te beje jo vetëm me ata që ranë për te ruajtur identitetin e tokës arbërore por dhe gjuhen, doket, zakonet traditat kulturën, epikën ,kenget vallet gjëmimet e shpirtit vajet te lindurit, te gjallët te renet etj..etj. Arrin më së fundi ky palo surrat, që ta quaj flamurin “ nji copë leckë” duke deklaruar …”se ne fund te fundit na qenka një andërr ( arn). Çudi si është e mundur dhe a ka gjak shqiptari ky njeri apo është kryqëzuar shpirtërisht me ultrashovinizmin e Serbisë? Nëse ky palaço nuk ka qenë në luftë, duhet të heshtë, sepse për Kosovën folën dhe shkruan me gjakun e tyre bijtë e Dardanisë që dhanë jetën , madje ai duhet ta dije dhe nëse nuk e di ta mësoje se dhe ne betimin e luftëtareve te UÇK-se ishte e sanksionuar se si bij te shqipes do luftonin jo vetëm për çlirimin e trojeve por dhe bashkimin me Shqipërinë. Ja pse anti shqiptari Nexhemedin duhet të heshtë në mos ta bëjnë të heshtë, nëse ka burra trima toka dardane dhe ajo shqiptare. Në jetën time i kam mallkuar përherë armiqtë dhe me këtë rast nuk me ngelet gjë tjetër veçse te shkruaj me germa kapitale e të mallkoj : “ TU THAFTË AJO GJUHË ANTI SHQIPTARE OR NEXHMEDIN SPAHIU”!

EVROPË !- UNË E KAM FLAMURIN !

I shtrëngova duart grusht

Dhëmbët theva prej inatit

Se jam bir i kësaj toke

Kosovar që s’pret prej fatit

…….

Nëse unë e kam flamurin

Pse në shtizë vure një tjetër?

Do t’më thuash se lirinë

Ti ma fale “zuskë e vjetër” ?!!

……

Unë nder shekuj vrullshëm renda

Për Atdhe…e për flamur

Bota hiq..se nuk e dashka..

Ata hiq…. e ne prapë vur !

………

Ky flamur më duket ndryshe

Nuk më duhet jo për besë !

Se pa drite …çdo lule vyshket

Pa një zemër…çdo komb vdes !

………

Si se njohe kurrë shqiptarin.. ?

Moj Evropë …që rri mbi letër !

Ne Lirinë edhe Flamurin…

Nuk e ndrrojmë me asgjë tjetër !

……..

Nëse fale një flamur

Dhe e morën pa e parë

Sytë vallë ku i kishin.?

Se me gjak ky s’eshte i larë !

………..

Ah moj kohë e padrejtësive

Si me vjen kështu maskuar

Pse ma ndan më dysh flamurin

E pse më bën të rrebeluar ?

……..

A e di ti moj Evropë

Se flamurin kam Atdhe?

Nëse ti ma heq shqiponjën

Kot që rrojmë, përmbi dhe !

——-

Po të them: Mos më godit !

Mos godit mbi gjak të rënë

Padrejtësive shekullore

Pse u shton nji më të rendë ?

—–

Kët ” dhuratë ” unë nuk ta dua

Është turp turp për besë

Unë e kam në shpirtin tim

Dhe në zemër do të mbesë !

……..

Ndaj dhe zemra me rreh fort

Gjakun që kalon në rremba

Nuk ma ndal dot as me plumb

Nuk ma lidh as tel me gjemba !

……….

Ne shqiptarët që prej motit.

Pak i pamë lulet e fushës

S’na la tymi i barotit

Nuk na lanë erërat e luftës…..!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …