Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka biseduar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian, në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë bashkëbiseduar për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapat drejt integrimit evropian. “Takimi me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, konfirmoi edhe një herë rëndësinë e partneritetit tonë me BE-në. Mes tjerash, me Ambasadorin bashkëbiseduam rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian. Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të BE-së. “Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …