Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë  shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Ai  përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, me një kolazh fotosh, ka kujtuar të gjithë të rënët për liri, për të cilët  ka shkruar se përulet para të rënëve  të gjitha kohërave, përjetësisht. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ka nënvizuar mes tjerash kryetari i AAK-së, dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …