Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka prezantuar një rezolutë lidhur me situatën në veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka prezantuar një  rezolutë për situatën në veri. Ai kërkon që Qeveria Kurti të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale. Kërkon që institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe Qeveria të fillojë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën. Rezoluta po ashtu  kërkon që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Ramush Haradinaj i ka akuzuar të gjitha institucionet që situatën në Veri nuk e kanë trajtuar seriozisht, duke ditur  rrezikun që ka ekzistuar. Ndërkohë shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë mbështetur rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së në lidhje me Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend. Kundër kësaj rezolute kanë votuar 42 deputetë, 21 kanë qenë për dhe një ka abstenuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …