Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se tri shtete kanë dhënë garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Aleancës Kosova e Re,  Behgjet Pacolli, ka bërë me dije për “Euronews Albania” se tri shtete kanë dhënë garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, po nuk ka përmendur emrat e shteteve të caktuara. Nuk e di nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare. Ai ka rrëfyer edhe për takimin me ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ata ishin mirë dhe se të gjitha akuzat ndaj tyre janë të pavërteta. I kam vizituar të tre, Veselin, Thaçin dhe Selimin, të gjithë ishin mirë. Kalova 4 orë më ta dhe u ktheva. Ata i demoralizon fakti që procesi gjyqësor pritet të fillojë  diku në prill apo  në maj. Presidenca as Qeveria e Kosovës nuk kanë reaguar lidhur me këtë zvarritje të procesit, ka thënë  Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …