Pavarësisht se Gjykata Speciale i kërkoi Policisë së Kosovës garanci për lirim me kusht të krerëve të luftës, ende nuk ka një përgjigje

Pavarësisht se Gjykata Speciale i kërkoi Policisë së Kosovës garanci për lirim me kusht të krerëve të luftës, ende nuk ka një përgjigje

Gjykata Speciale, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që brenda dy javësh të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet që ka kjo polici për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Deputetja dhe anëtarja e Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka pyetur drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, rreth kësaj çështjeje. Besoj se opinioni publik e di se na është bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës, ndërsa këtë pyetje drejtojeni te Gjykata, u përgjigj  Mehmeti. Edhe pse anëtarja e Komisionit insistoi në pyetje, drejtori Mehmeti kërkoi të kursehet nga ajo pyetje.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …