leoni

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kritikon Kurtin për mos-përgjigje në ftesat e Prokurorisë Speciale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e tij që të mos i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale, e cila gjatë dhjetorit e thirri si dëshmitar për rastin tashmë pela lidhur me  rezervat shtetërore. Haradinaj kujtoi një fjalim të mëparshëm të Kurtit drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e krahasuar atë me situatën aktuale. “Kurti kishte thënë ‘shko Hashim’ për t’u përballur me drejtësinë. Tani, unë i them Kurtit: ‘Shko Albin, sqaro hajninë, sqaro vjedhjen e rezervave shtetërore apo të energjisë.’ Ramush Haradinaj theksoi se mos-përgjigja ndaj ftesës së Prokurorisë është një mesazh negativ për qytetarët dhe një precedent i dëmshëm për respektimin e ligjit. Ai rikujtoi se  ka dhënë dorëheqje dy herë si kryeministër – në vitet 2005 dhe 2019  për t’u përballur me drejtësinë, duke deklaruar se askush, përfshirë kryeministrin, nuk është mbi ligjin. Është e papranueshme që kryeministri të injorojë një thirrje nga institucionet e drejtësisë. Kjo është një thirrje indirekte për qytetarët që të mos i respektojnë ligjet dhe institucionet, ka nënvizuar Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …