Kryetari i Dijanetit te Turqisë, Ali ef. Erbas ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Kosovë

Kryetari i Dijanetit te Turqisë, Ali ef. Erbas ka qenë në një vizitë dy ditore në Kosovë. Ai gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, duke u mirëpritur nga Myftiu, Naim ef. Tërnava. Myfti Tërnava në këtë takim e ka njoftuar në lidhje me angazhimin punën dhe aktivitet e Bashkësisë Islamë të Kosovës. Ai falënderoi angazhimin dhe përkushtimin e Dijanetit të Turqisë për Kosovën, në veçanti me restaurimin e trashëgimisë kulturore e cila do të kurorëzohet me financimin e xhamisë qendrore në Prishtinë. Kryetari i Dijanetit të Turqisë në konferencë për media tha se Dijaneti ka një bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës për financimin e Xhamisë Qendrore  në Prishtinë. Poashtu ka shtuar se pjesa e parë e projektit tashmë ka përfunduar dhe punimet janë duke vazhduar. Kurse në Ditën e dytë  Kryetari i Dijanetit ka vazhduar vizitën e tij në Mamushë, Gjakovë dhe Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …