Sali Berisha

Kryetari i “Foltores” së PD-së, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike

Kryetari i “Foltores” i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike, pas përçarjes tashmë të pariparueshme të kësaj partie,  Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish. Zoti Berisha nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova. Zoti Berisha mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eleminuar zotin Basha, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Volodimir Zelensky është përgjigjur ashpër në deklaratën e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinxher

Kryetari Ukrainës, Vladimir Zelensky është përgjigjur ashpër në deklaratën e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry …