Kryetari i Gjermanisë, Frank-Walter Shtainmajer, u prit me ceremoni zyrtare, në Tiranë, nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Shtainmajer u prit sot me ceremoni zyrtare në Tiranë nga kryetari  Bajram Begaj. Në konferencën për media së bashku me kryetarin e  Gjermanisë, kryetari Shqipërisë,  Bajram Begaj është shprehur se propozimi franko-gjerman është i mirëpritur për dialogun Kosovë-Serbi. Çdo përpjekje për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë është i mirëpranuar nga ana jonë dhe kemi qenë gjithmonë për këtë dialog. Sa i përket procesit të Berlini, është shumë i rëndësishëm dhe firmosja e 3 marrëveshjeve për lëvizshmërinë krijoni premisa për marrëveshje të reja dhe në të ardhmen. Po ashtu dhe për Ballkanin e Hapur  që është një proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirës në të gjitha vendet e rajonit dhe do të ketë në fokus vetëm lëvizshmërinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik. Kryetari i Gjermanisë, Frank-Walter Shtainmeier, ka lavdëruar punën e emisarit të BE-së, Mirosalv Lajçak në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Çdo kontribut që sjell në uljen e përshkallëzimit të konflikteve është i mirëpritur përndryshe unë mund të them se kam shumë respekt për kolegun dhe mikun tim, Lajçak, politikan me përvojë, dije dhe durim të madh ka trajtuar pikërisht këtë proces të normalizimit të dialogut”, ka thënë kryetari gjerman, Frank-Walter Shtainmajer.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …