leoni

Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi: Logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, pa asnjë simbolikë të kombit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, e cila shpërfaq dy duar të vendosura shpinë për shpine, nuk ka ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile.

“Kam menduar gjatë e gjatë që të kuptoj se çfarë përmban logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, e cila shpërfaq dy duar të vendosura shpinë për shpine, gishtërinjtë e të cilave japin numrin dhjetë. Ndoshta, më bëhet kjo, e japin edhe logjikën e kundërshtimeve politike! E çuditshme, në këtë logo nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile. Nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim, rrugëtim gati njëshekullor i popullit tonë. Nuk shoh asnjë element e simbolikë të flijimeve për liri e pavarësi, të cilat falë gatishmërisë atdhetare të brezave, jemi në liri e pavarësi. Nuk shoh asnjë grimë grilash, pas të cilave shqiptarët kaluan mbi 600 shekuj burg. Nuk shoh asnjë simbolikë të kombit, madje asnjë ngjyrim elementar. Përkundrazi, shoh vetëm dy duar që kundërshtojnë njëra-tjetrën…”, ka shkruar Krasniqi në një postim.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …