Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, theksoi se Suedia është mikja e dëshmuar e Maqedonisë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, theksoi se Suedia është mikja e dëshmuar e Maqedonisë

 Në kuadër të vizitës dyditore të delegacionit të Riksdagut suedez, të udhëhequr nga znj. Lota Jonson Fornarve, nënkryetare e dytë e Parlamentit të Suedisë, në Maqedoninë e Veriut (21-22 shkurt), në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mbajti fjalimin e tij në të cilin theksoi se Suedia është mikja jonë e dëshmuar, e cila mbështet aspiratat tona për anëtarësim në BE. Në lidhje me proceset tona eurointegruese theksoi se synimi ynë është që Komisioni dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të jenë të gatshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, me ç’rast  shprehu shpresën se gjatë kryesisë aktuale franceze me Bashkimit Evropian do të mbahet edhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe se do të fillojmë me negociatat për Klasterin e Parë, që ka të bëjë me sundimin e të drejtës.  Ademi, theksoi se vendi meriton që të fillojë negociatat për kapitujt, sa më parë, dhe se pret që mbështetja suedeze të vazhdojë edhe gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së të Suedisë, i cili si pjesë e Treshes me Francën dhe Çekinë do të fillojë të kryesojë në janar të vitit të ardhshëm.

Ademi veçanërisht falënderoi në emër të Komisionit për Çështje Evropiane, për mbështetjen për  forcimin e kapaciteteve  administrative dhe teknike, të Komisionit, nëpërmjet projektit të përbashkët të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Komponenti për forcimin e Kapaciteteve të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane”, të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim  – SIDA, dhe të Qeverisë së Norvegjisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …