Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin, Mensur Zyberaj në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin, Mensur Zyberaj në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin, Mensur Zyberaj e dëshmorë të tjerë në përvjetorin e rënies së tyre. Me këtë rast, Thaçi ka thënë se familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri. “Në përvjetorin e rënies e nderojmë heroin, Mensur Zyberaj – ‘Pesëqindëshin’, i cili ra heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mensurin e kisha mik të mirë dhe si një prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së, me guximin dhe angazhimin e tij ishte kyç në shtrirjen e aktivitetit tonë në rajonin e Anadrinisë, në Zonën Operative të Pashtrikut. Komandant ‘Pesëqindëshi’, familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri. Heroizmi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është frymëzim për ne dhe gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kujtimi për komandant ‘Pesëqindëshin’ do të jetë i përjetshëm!”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatja Alagendra: Jakup Krasniqi ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake

Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra, zbuloi se John Clarke ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Millosheviqit, për Masakrën e Reçakut

Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra, në Hagë ka zbuluarës  dëshmitarit John Clarke,  ishte dëshmitar …