Kryetari i lëvizjes qytetare “Odgovor” nis fushatë për krimet e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare, “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për të denoncuar krimet e kryera nga Serbia ndaj popullatës civile në Kosovë. Këtë nismë Bogdanoviq e bëri të ditur ku deklaroi se ka paraqitur zyrtarisht një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Kam filluar një fushatë zyrtare për Kosovën. Kam paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës për mbështetje, ka shkruar Bogdanoviq. Ai ka theksuar se këtë hap e ka ndërmarrë për të nderuar viktimat dhe për të siguruar që krimet e kryera të mos harrohen. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, janë vrarë më shumë se 13,500 njerëz, shumica e të cilëve ishin civilë shqiptarë. Prilli i vitit 1999 ishte muaji më i përgjakshëm, ku u vranë 4,082 persona. Deri më tani, në Kosovë janë përfshirë 111 persona në procese gjyqësore për krime lufte, nga të cilët vetëm 41 janë dënuar.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …