Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, sot priti në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, shoqëruar nga këshilltarja politike, Jessica Long dhe zyrtarja politike, Mia Ter Har. Ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe uroi Kurtin për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve. Ai tregoi interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë, dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga ana e tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e siguroi ambasadorin Kosnett se do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtet-ndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve e vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishte për këtë. Kurti tha se dialogu do të fillojë me serbët e Kosovës, nga poshtë-lartë për zhvillim e integrim të serbëve qysh në javën e parë. Në fund të takimit, të dy palët shprehën interesimin për takime të mëtutjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …