leoni

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Pse dhe si humben pushtetarët e dy dekadave?

Oligarkia dhe pushtetarët e saj u frynë si tullumbacet dhe nuk munden ta bartnin peshën e vet.

Në kohen kur Kadri Veseli filloi ta lirohet nga kjo peshë e tepruar, kur filloi reformat e mirëfillta, u shqetësuan të privilegjuarit dhe filluan sabotimet dhe pengesat si nga brenda llojit dhe lloji tjetër i kundërshtarëve.

Këtu u puqen interesat e kundërshtarëve politik dhe kundërshtarëve të Kosovës. Të strukturuar nga jashtë dhe mbështetur nga të dështuarit e ish strukturat e kolaboracionistëve  titist.

Qëllimet serbo ruse provuan një gjë të tillë ta bënin në Shqipëri në mënyrë të sforcuar nga viti 2017 e këtej. Gati e futen në luftë civile, u vërtetuan shumëfish faktet, se prapa kësaj të keqe ishin serbo-ruset u vërtetuan edhe transaksionet bankare në drejtim të çrregulluesve dhe të atyre me mision për shkatërrimin e Shqipërisë, me qëllim që  të mos mund të integrohet dhe të mos mund të funksionojë si shtet. Pushtetarët në Shqipëri ishin akoma të pa konsultuar dhe u përkrahen nga Amerika, i mbijetuan dhe morën në dorë fatet e shtetit shqiptar.

Kundërshtaret dhe armiqtë e Kosovës vepruan në heshtje taktike, ndryshe nga ajo në Shqipëri. U mobilizuan me para të shumta dhe me strategji më të sofistikuar dhe kapen momentin e brishtë, kur Kadri Veseli, sa filloi me reformat e gjithanshme. U rrëzua qeveria, u shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Oligarkia e Kosovës u ndije e pa kënaqur nga reformat që do të i bënte Kadri Veseli dhe ishte e hutuar, se si te vepronte, për t’i ruajtur privilegjet. Ata nuk ditën të përzgjedhin Kadri Veselin që ju dinte të gjitha të këqijat dhe kishte vendos të luftonte pa kompromis për reformat e Republikës së re të Kosovës. Dhe në anën tjetër vinte turma e kundërshtarëve të ish strukturave LKJ-LDK-së, duke vënë në krye të këtij orteku Albin Kurtin njeri i sprovuar për kryeneçësi dhe lojalitet ndaj atyre që para dy dekadave ju kishte premtuar misionin e filluar.

Populli i gjendur para një zhgënjimi, e me shpresa të humbura nga pushtetarët e dy dekadave zgjodhi të jap votën e kundërshtimit të tyre për ndryshim.

Dyshoj se entuziazmi do të ju zgjat shumë.

Por gatishmëria për t’ u mashtruar ishte e madhe me pak para dhe me shpresa të kota u bë rrotullimi i pushtetit. Nuk do të dëshiroja të zhgënjehet shpejt ky popull. Që të ngrit në qiell për një sorrë e të groposë për një hiq. Kureshtja për ta provuar ndryshe ju plotësuan, uroj që edhe shpresat të iu forcohen. Sa i përket rënies të atyre që u banë barrë e shoqërisë, që u dhjamosen nga djersa dhe parat e këtij populli nga zhvatësit e pasurimi i paligjshëm nga distanca që krijuan me popullin e gjorë dhe nga përbuzja që i bënin të së kaluarës, duke menduar se kishin zbrit në tokë si misionar te perëndisë për ta shfrytëzuar e keqpërdorur pasurinë e Kosovës.

Për këtë, me vjen mirë që kanë zbritur në tokë e janë bërë këmbësorë se nuk e shihshin popullin e mjerë dhe i larguan, anatemuan njerëzit e ndershëm me vlera edhe pse nga ata u ngritën në pushtet.

Populli thotë,  zullumi këputet nga se trashet. Fitues dhe i liruar nga kjo barrë duhet të ndihet Kadri Veseli. Së pari shpejt, shumë shpejt populli do ta kuptojë se ky ashtë Reformator i vërtet dhe ky mundet, din dhe dëshiron ta reformojë Kosovën, sistemin qeverisës, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, drejtësinë, diplomacinë dhe sistemin qeverisës ta shkatërroi korrupsionin dhe të heqë qafe qeverisjen lineare e arkaike. Tani veç, disa ju janë heqë qafesh, si Pacolli me bashkëpunëtorë.  Lus Miqtë tanë Amerikanë të mos e lënë të  gogojë  në kompromise këtë Kryeministrin e ardhur.  Tregtaret kanë profite kur mallin e blejnë nga aji që ja ka krijuar baba. Shyqyr që e kemi Amerikën….

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni; Përpjekja e turpshme për të mbuluar kolaboracionizmin me pushtuesit, që çuditërisht tek ne konsiderohet si vlerë

Është një fakt, që kush po i jeton këto kohë e kupton fare mirë dhe …