Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me karakter pune me zyrtarët e KEDS-it

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me karakter pune me zyrtarët e KEDS-it

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me karakter pune me zyrtarët e KEDS-it, përkatësisht kryeshefin ekzekutiv, Alpin Dogan. Ky takim është realizuar, si rezultat i shqetësimeve të shumta qytetarëve të Komunës së Malishevës, lidhur me problemin furnizimit me energji elektrike dhe për rritjen e kapaciteteve për furnizim të mjaftueshëm për të gjithë banorët. “Pas shqetësimeve të shumta që kemi marrë nga qytetarët tanë, veçmas në këto ditë të ftohta lidhur me mungesën e furnizimit me energji elektrike dhe problemeve tjera të kësaj natyre, sot, në Prishtinë zhvilluam një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, z. Alpin Dogan”, ka thënë kryetrai Kastrati, pas takimit me zyrtarët e KEDS-it. Ai më pas the se “në këtë takim, shpreha gjithë gatishmërinë tonë komunale, për të bashkëpunuar me KEDS dhe akterët tjerë të linjës, në mënyrë që sa më parë të kemi rrjetin e ri elektrik e me kapacitete të nevojshme nëpër secilin fshat të komunës së Malishevës”. “Në fund, e falënderova z. Dogan, për takimin dhe i shpreha përkushtimin tim për të qenë bashkëpunues edhe për projekte tjera me interes për qytetarët e komunës sonë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …