Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi thotë se shumica e bizneseve kanë arritur t'i zëvendësojnë produktet pas taksës 100%

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi thotë se shumica e bizneseve kanë arritur t’i zëvendësojnë produktet pas taksës 100%

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë për medie ka folur për taksën ku ka thënë se shumica e bizneseve kanë arritur t’i zëvendësojnë produktet. “Sa i përket taksës ne kemi intervistuar 194 kompani ku 30 për qind importojnë nga Bosnja. 40 për qind kanë deklaruar që janë prekur nga taksa. Sipas tyre afektimi ka ndikuar tek produktet që shiten me pakicë. 54 për qind kanë deklaruar që kanë arritur ti zëvendësojnë produktet plotësisht, ndërsa 24 për qind pjesërisht. Nëse e shikojmë pjesën e zëvendësimit e shohim që ma e madhja ka ardh nga Shqipëria pastaj nga Maqedonia e më pas Turqia, Italia, Bullgaria”, ka thënë ai.

Sipas tij kompanitë vlerësojnë që kanë aftësi ti zëvendësojnë produktet serbe edhe nëse taksa ka jetëgjatësi. “48.5 për qind tek kompanitë prodhuese i kanë rritur shitjet si rezultat i taksës. Çmimet i kanë rritur 21 për qind. Kemi rritje të shitjes së prodhimit vendor, kemi zëvendësim. Më e rëndësishme ishte gatishmëria e prodhuesve tonë që të investojnë”, ka thënë ai.

Rukiqi u ka bërë ftesë ta shfrytëzohet në mekanizëm për mbrojtjen e interesave të biznesit në raport me ligjet. “Zyrën që e kemi në kuvend ka qëllim të fuqizoj dhe prezantoj biznesin në procesin legjislativ. Shumë ligje sot shohim që kalojnë pa asnjë filtër dhe pastaj dëmin e paguajnë tatim paguesit më të mëdhenjtë, bizneset. Në duam që ta ndalojmë këtë duke e vendosur një filtër që ta kenë ligje të balancuara”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …