Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, Marian Gabriel

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka pritur sot në takim zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, Marian Gabriel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, z. Marian Gabriel. Në këtë takim që u zhvillua në Zyrën e liderit të PDK-së u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë. Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së ka diskutuar edhe për sfidat që e kanë përcjell procesin zgjedhor në Kosovë. “Me zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, z. Marian Gabriel, diskutuam përgjithësisht për procesin zgjedhor, si për mbarëvajtjen ashtu dhe për sfidat që e kanë përcjellë. Presim përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi pasi që qytetarët e Kosovës duhet t’i kenë adresat për nevojat e tyre”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …