Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nuk ndihet i kërcënuar lidhur me arrestimin e Afrim Toverlanit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nuk ndihet i kërcënuar lidhur me arrestimin e Afrim Toverlanit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në lidhje me arrestimin e Afrim Toverlanit. Ahmeti thotë se nuk ka pasur ballafaqim fizik me Toverlanin pasi nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ka ardhur ai. Tovërlani vetë e ka thirrur Policinë, e cila më pas e ka arrestuar. “Ka qenë mbrëmë të shtëpia ime kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë.  Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen”. “Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …