Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar paralajmërimet lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur pas zhvillimeve të fundit lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Ai ka kritikuar edhe PDK-në edhe LDK-në rreth sjelljes së tyre në raport me kryeministrin dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Memli Krasniqi timonin ia ka dhënë Kurtit, kurse Lumir Abdixhikun e ka akuzuar se po sillet si gomë rezervë. Kërkesa për zgjedhje buron nga Kurti dhe kalkulimi i tij populist. Kundërshtimi i kësaj iniciative duhet të jetë kategorik, sepse është kundërshtim ndaj nënshtrimit. Çdo kusht që i vendoset kërkesës për zgjedhje, nuk është kundërshtim kategorik, por kundërshtim formal e përafrim me mendësinë autoritare, duke e marrë rolin e të nënshtruarit në vetvete e rolin e vegëzes për Kurtin”, ka shkruar Molliqaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Arsimit i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë kalueshmëria e të cilit është 57.1 përqind

Rreth 4,967 nxënës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës më 29 gusht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se 4,967 kandidatë janë aprovuar për t’iu nënshtruar …