KMDLNj reagon kundër qëndrimit dhe votimit dyfytyrësh të deputetëve të Kosovës për marrëveshjen me Danimarkën

Në një reagim të KMDLNj-së thuhet se para një jave deputetët e Kuvendit të Kosovës e rrëzuan marrëveshjen për shitblerje të të burgosurve midis Danimarkës dhe Kosovës. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës e riktheu në Kuvend këtë Marrëveshje raciste, të turpshme dhe diskriminuese që legalizon trafikimin me qenie njerëzore, duke mundësuar në mënyrë kriminale zbatimin e standardeve të dyfishta të trajtimit të të burgosurve brenda një vendi. Qeveria e Kosovës, me përkrahjen klienteliste të deputetëve të joshur me privilegje pas zgjedhjeve të parakohshme, legalizoi dy standarde të të drejtave të njeriut për të burgosur, shumë të larta për të burgosurit e blerë nga Danimarka e që asnjëri nuk është danez. Sot, po ata deputetë të Kuvendit të Kosovës, pa u krijuar asnjë rrethanë e re që do ta arsyetonte këtë votim, e votuan këtë Marrëveshje raciste dhe diskriminuese duke shkelur rëndë të drejtat e të burgosurve të Kosovës  dhe duke krijuar trajtim superior për të burgosurit e importuar nga Danimarka që janë të stigmatizuar në Danimarkë nga pozicioni racist për faktin se nuk janë danezë dhe kryesisht janë të besimit islam, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …