Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj: Kryeministri Kurti po i sjellë projektet e vjetra të Kosovës, por duke i ricikluar

Kryetari  i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti po i sjellë projektet e vjetra të Kosovës, por duke i ricikluar, pasi  çka solli në jetë Kurti janë fantazmat e vjetra që refuzoi dikur Kosova. Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës, Viznerin amerikan  Ischingerin gjerman  dhe Harcenkon Rusi, sikur ishte  propozimi i dy Gjermanive në vitin  2007,  e edhe më kritike ndaj tyre ishte Vetëvendosja  SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit.  Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet.  Në këtë projekt  mosnjohja normalizohet, Asociacioni formohet, konflikti spostohet dhe se problemi thellohet. E tërë këtë na tregtojnë si fitore.  Dokumente e plane, drafte e propozime. Sillemi rreth projekteve të vjetra, që i riciklon qeveria e re, mbështjellë me një letër vezulluese, me një fjongo në ballë. Këta harrojnë që Kosova ka memorie për ngjarjet. Nuk i kemi djegur kujtimet me ardhjen e pushtetit të ri. As rezistencën kundër okupimit”, ka shkruar Molliqaj, i cili ka thënë se rezistenca vazhdon.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …