Escobar dhe Lajçak rikonfirmuan në Beograd mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka falënderuar diplomatët Gabriel Escobar dhe Mirosllav Llajçak gjatë vizitës sy tyre në Beograd

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për angazhimin e tyre personal në dialog dhe ka konsideruar se qasja e tyre pragmatike siguron atmosferë neutraliteti. Sipas Vuçiqit, autoritetet në Prishtinë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të shmangur përmbushjen e obligimeve të tyre përmes provokimeve të njëanshme gjë që, sipas presidentit serb, e pengon shumë ecurinë e mëtutjeshme të bisedimeve.  Escobar dhe Lajçak është thënë të kenë ofruar mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv si dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …