Bajram Qerkini

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini nuk beson se është arritur marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për të zhdukurit

Pas deklaratave të shefit të BE-së, Josep Borrell dhe kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti se Kosova dhe Serbia janë marr vesh në Bruksel, për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, nuk i beson këtij dakordimi.  Andin Hoti ka thënë se “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, por  kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq e thotë të kundërtën. Sipas tij, kjo çështje ka mbetur pezull dhe nuk ka asgjë definitive deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nuk besoj aspak hiç, deri të bëhet nënshkrimi i saj nga Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiqi, ka thënë  Bajram Çerkini.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …