Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me Nuredin Lushtakun, kanë vizituar familjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me Nuredin Lushtakun, kanë vizituar familjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtakun, kanë vizituar familjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, i cili të premten është arrestuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale dhe është dërguar në Hagë.  Bekim Jashari tha se vizituam  bacën Avdullah, i cili pavarësisht sfidave që ka kaluar ende mbetet i fortë dhe krenar me luftën dhe sakrificën e djalit të tij Hysniut dhe shokëve të tij. Biseduam rreth situatës në vend, arrestimit të kryetarit Gucati dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe shprehëm bindjen tonë të thellë se edhe kësaj radhe luftëtarët e lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …