Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare,  me protokollin më të lartë shtetëror dhe ceremoni të lartë ushtarake, Ministri i Mbrojtjes,  Anton Quni, u prit në takim nga homologu i tij dhe nikoqiri,  Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar. Dy ministrat zhvilluan takimin e parë për të vazhduar pastaj kryesimin e takimit ndërmjet dy delegacioneve.

Gjatë këtij takimi, ministri turk theksoi miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në përgjithësi dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy ministrive dhe forcave në veçanti. Ai theksoi, nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, ministrive dhe forcave si dhe rëndësinë e bashkëpunimin në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Në takim u diskutuan bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes. Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Anton Quni, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit, me ministrin Akar dhe delegacionin e tij , ministri Quni shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani, atasheu Ushtarak në Ankara, kolonel Bekim Osmani dhe drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ushtarak dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha.

Takimi u realizua, në kuadër të vizitës zyrtare katër ditore të ministrit Quni dhe delegacionit të tij me ftesë të homologut të tij, ministrit Akar dhe do të vazhdoj me aktivitete tjera me strukturat udhëheqëse të ministrisë, forcave të armatosura dhe industrisë së mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …