Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, pas qëndrimit në Serbi pritet që në ditën e sotme ta vizitojë edhe Kosovën

Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, sot pritet të qëndrojë për një vizitë në Kosovën,  pas vizitës që ka bërë në Beograd ku është pritur nga krerët e Shtetit. I pyetur lidhur me marrëveshjes e Edi Ramës dhe Albin Kurtit për heqjen e kontrollit në kufij, ai ka thënë se një veprim i tillë është shqetësues. Pahor  përveç krerëve të institucioneve të vendit tonë do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it, kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së kryetarit të Sllovenisë.  “Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni”, është thënë në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Sabit SYLA

Prof. dr. Sabit Syla: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, ndërsa gjykimi në Hagë cenon të vërtetën historike

Prof. dr. Sabit Syla, në shkrimin e tij “27 vjet nga çlirimi në gjykim – …