Nga qytetarët e Kosovës kërkohet që të aplikojnë sa më parë për legalizimin e ndërtimeve dhe objekteve të tyre

Lajmet për një sulm të mundshëm në Kosovë, kanë bërë që institucionet të reagojnë ashpër kundër dezinformimeve

Njoftimet lidhur për një sulm të mundshëm, ka bërë që institucionet e Kosovës të reagojnë ashpër kundër dezinformimeve. Zyrtarë nga institucionet e sigurisë kanë deklaruar se dhënat se do të ndodh një akt terrorist në qendrat tregtare në Prishtinë dhe Ferizaj, janë shpifje. Informacionet e tilla të pakonfirmuara paraprakisht, janë dashakeqe ndaj shtetit të Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre. Ditë më parë, disa medie të papërgjegjshme kishin  raportuar se do të ketë një sulm të tillë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka deklaruar se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Publikuesit e këtyre lajmeve paguhen nga qarqe të ndryshme, antishqiptare, të cilat jo vetëm njëherë kanë thënë se Kosova është tokë e pëlleshme e ISIS-it, andaj ata janë të gatshëm të shpërndajnë informata të tilla, në mënyrë që të mos harrohet lufta kundër asaj,  që ata i thonë ekstremizëm dhe radikalizëm islam. Këta janë kryesisht  mbetje ose bij e bija mbetjesh jugosllave  të cilëve lufta e UÇK-së ua ka prishur rehatinë, ideologjinë, bashkim vëllazërimin dhe përbashkësinë e tyre me serbë e sllavë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …