Jusuf Azemi: Diskriminime dhe ndarje të tilla kanë ndodhur vetëm nën regjimin e Millosheviqit

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi thotë së sektori privat nuk po ndihmohet aspak nga shteti në përballje me pandeminë

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës edhe njëherë ka paraqitur problemet me të cilat po përballen punëtorët e sektorit privat në Kosovë. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi nëpërmjet një konference për media derisa ka numëruar problemet me të cilat po përballen punëtorët e që thotë se nuk po ndihmohen nga shteti, ka nënvizuar edhe rastet kur punëtorët të cilët kishin dyshime se u infektuan nga COVID-19 nuk janë lejuar që të shkojnë dhe të testohen. Veç kësaj ai thotë se shteti nuk bëri asgjë për punëtorët, dhe se nga pakot e miratuara nga Qeveria por edhe ajo në pritje e Rimëkëmbjes Ekonomike është ndihmesë vetëm për bizneset e jo edhe për punëtorët. Azemi thotë se janë mbi 70 përqind e punëtorëve teknik dhe të sigurimit të cilët janë prekur nga COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …