Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Bashkimin Evropian e vendi i tij mund t’i lirojë anëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe t’i dërgojë ata përsëri në Evropë. “Ju duhet ta rishikoni qëndrimin tuaj ndaj Turqisë e cila mban kaq shumë anëtarë të Shtetit Islamik në burg dhe i kontrollon ata në Siri” – tha Erdogan para gazetarëve në aeroport, para një udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Erdogan ka reaguar kundër sanksioneve të fundit që BE-ja ka shpallur mbi Turqinë në lidhje me Qipron. Bashkimi Evropian të hënën njoftoi për një sistem që do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shpime pa leje në Detin Mesdhe afër Qipros për shfrytëzimin e gazit.
Kontrolloni gjithashtu
Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …