leoni

Kryetari Thaçi

Kryetari i vendit tonë, Hashim Thaçi, është nisur për një vizitë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bruksel, ku kishte takuar ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Llajçak, sot ka rrugëtuar  për një vizitë në Uashington. Disa javë më parë, kryetari, Thaçi nuk ishte nisur drejtë Shtëpisë së Bardhë, pasi prokuroria e Gjykatës Speciale kishte lëshuar një komunikatë, ku bënte të ditur se ndaj tij ishte shkruar një  para-aktakuzë. Deri në javën e fundit,  kryetari Thaçi kishte qëndruar kryesisht  në zyrën e tij në Prishtinë, pa zhvilluar ndonjë vizitë jashtë vendit. Ai me kohë ka paralajmëruar se do të jetë në krye të Presidencës derisa Gjykata Speciale që marrë vendimin definitiv. Në rast se shpallet aktakuza, Kryetari Thaçi me kohë ka bërë të ditur se do t i përgjigjet Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …