Brickos

Blerta Deliu

Blerta Deliu: Politizimi i skajshëm i ASHAK-ut me kuadro të LDK-së, dëmton rëndë profesionalizmin dhe integritetin akademik

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, në seancën e sotme plenare të Kuvendit  ka komentuar rreth teksteve të historisë, për të cilat tha se jo vetëm që shtrembërojnë faktet e vërteta historike, por deri në nivelin më neveritës fyhet dhe përçmohet i gjithë populli shqiptar.

Disa nga autorët shqiptarë në këto tekste kanë pranuar rishkrimin e historisë së Kosovës, duke pranuar relativizmin e krimeve serbe e që është në linjë të njëjtë me projektet manipuluese të Beogradit për të barazuar xhelatin me viktimën. Tekstet mbajnë autorësinë e disa akademikëve shqiptarë, të cilët për një honorar qesharak kanë rënë në lajthitje me pjesëmarrjen e tyre në këtë projekt. Por, më keq se kaq ata asnjëherë nuk janë distancuar nga këto botime, nuk kanë dhënë dorëheqje nga ky projekt, e në rastin më të keq këta autorë nuk marrin as më të voglën përgjegjësi duke u përpjekur që fajin e tyre tua hedhin redaksive botuese.

Tani, çështja kryesore është mungesa e përgjegjësisë intelektuale, mungesa e përgjegjësisë kombëtare të këtyre bashkautorëve…Fatkeqësisht, këta autorë në emër të Kosovës e historisë së saj kanë pranuar edhe rishkrimin e historisë së Kosovës, duke pranuar kështu relativizmin e krimeve serbe e që është në linjë të njëjtë me projektet manipuluese të pandalshme të Beogradit për të barazuar xhelatin me viktimën. Duke pasur të hapura plagët e luftës, si të pagjeturit dhe të tjera ne nuk duhet të lejojmë kurrsesi që të deformohet ajo të cilin e kemi pasur në kurrizin tonë si popull shqiptar.

Politizimi i skajshëm me kuadro të LDK-së i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e dëmton rëndë profesionalizmin, integritetin akademik dhe cilësinë e punës së këtij institucioni. Ajo ndërkaq e quajti të papranueshme heshtjen e Institutit të Historisë, duke thënë se institucionet duhet të distancohen nga autorët e këtyre teksteve dhe të nisin procedurat e përgjegjësisë ndaj tyre.

Në të kundërtën, do të legjitimohet shtrembërimi i historisë nga këto institucione. Deputetja e PDK-së, tha se duke qenë se një nga autorët e atyre librave është deputeti i LDK-së Frashër Demaj, sipas saj LDK duhet të deklarohet qartë nëse pajtohet me ato që janë shkruar në tekstet e historisë së shkruara nga deputeti i saj.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …