leoni

Kryetari Jashari vizitoi konsullatën e Kosovës në Stuttgart

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka vizituar konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, ku përveç diskutimeve për tema të ndryshme të konsullatës, kryetari Jashari i ka falënderuar për organizimin e ceremonisë zyrtare të ndarjes së donacionit, kamionë për zjarrfikësit e njësisë në Skenderaj.

Ndër të tjera kryetari Jashari ka theksuar:

“Sot, vizitova konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, me të cilët diskutuam gjerë e gjatë dhe i falënderova për organizimin e ceremonisë zyrtare të ndarjes së donacionit, kamionë për zjarrfikësit e njësisë në Skenderaj. Faleminderit konsullatës tonë në Stuttgart, diplomatëve tonë, të cilët po krijojnë ura bashkëpunimi për institucionet tona.”

Kontrolloni gjithashtu

Programi që realizohet dhe premtimet që mbahen

Nga Sheshi Qendror i Qytetit të Rahovecit, projekti më i madh në historinë e komunës …