Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës tri herë brenda muajit shtator

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës tri herë brenda muajit shtator

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës tri herë brenda muajit shtator. Burimet nga presidenca  bëjnë të ditur se ai, të enjten, do të pritet për herë të dytë brenda vitit 2017 në një audiencë te Papa Francesku, në Vatikan. Pas bekimit nga Papa Francesku, Thaçi sipas burimeve në Presidencë do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të premten në Shtëpinë e Bardhë do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të premten, kryetari Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë  nga zëvendës-kryetari SHBA-ve, Mike Pence.  Ende nuk dihet përmbajtja e plotë e këtyre takimeve, por në Presidencë kanë thënë se gjatë ditës do të dalin zyrtarisht me një komunikatë për Media. Me 13 shtator, presidenti Thaçi në Washington kishte nënshkruar marrëveshjen me MCC, bashkë me kongresmen dhe senator amerikan, derisa sapo është kthyer nga takimi që kishte me presidentin Trump në Nju York.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …