Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Duhet të integrojmë sa më shumë personat me aftësi të kufizuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Duhet të integrojmë sa më shumë personat me aftësi të kufizuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se duhet të punohet për integrimin sa më të madh të personave me aftësi të kufizuar. Këto komente i ka bërë në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i dhënë mundësi të barabarta kësaj kategorie, të gjithë duhet të punojmë për integrimin sa më të madh të tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë nevojë për mbështetje meritore, si dhe për zbatimin e plotë të të drejtave të tyre të garantuara me ligj”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …